Home
MIRE SE VINI NE FAQEN TONE.
Tuesday, 13 November 2007
Pershendetje vllazerore nga “Unioni Demokratik i Egjiptianeve te Shqiperise” i cili ju uron mire se ardhjen te gjithe vizitoreve pa perjashtim  ne faqen tone zyrtare te pare per minoritetin Egjiptian ne Shqiperi.  Ky Web Site eshte financuar nga vete shoqata “Sfinksi”  nga aneteret dhe funksionaret me te larte te shoqates si prsh:  Arjan Lile, Shaban  Kelo, Avni Hyseni, Panajot Jonuzi, Murat Burhani,  Lindita Onori, pa harruar dhe funksionare te tjere neper qytete te tjera ku jane te ngritura deget e shoqates “Sfinksi” si  Ymer  Ramazani,  Kudret  Shatza , Petrit Kiptiu,  Fatmir  Riza, e shume te tjere te cilet i falenderojme nga zemra .Faqja jone e internetit ka per qellim pasqyrimin e se vertetes, problematiken dhe shqetesimet e Minoritetit  Egjiptian te Shqiperise, perspektiven e brezave te rinj te komunitetit tone te cilet nuk kane shume hapesira dhe menyra per integrim.Historine, arritjet , dhe pengesat qe hasim nga jeta e perditshme, per problemet social-ekonomike, diskriminimin, intolerancen, pabarazine, perjashtimet social-ekonomiko-politike, si dhe ato infrastrukturore.Me kete faqe ne duam te behemi vertet faktor pozitiv ne ndergjegjesimin dhe sensibilizimin ndaj mazhorances shqiptare, apo komuniteteve te tjera, qe ndikojne  me steriotipe negative ne komunitetin Egjiptian te Shqiperise, dhe ne Ballkan.Faqja jone zyrtare do te jete shume serioze dhe do te percjelle per ju gjithe evenimentet e vjetra dhe te reja, ne menyre qe dhe te opinioni nderkombetar tashme duhet te mesoje perfundimisht te verteten e hidhur me c’ka ndodh aty ku ka egjiptian neper vende te ndryshme te Ballkanit e te Diaspores. Shenim: Ne kete faqe nuk do te publikohen keto gjera: 
  1. Shkrimet anonime, sa do me, apo pa vlere te jene ato, dhe pa marre parasysh se kush i shkruan nuk do te publikohen.
  2. Shkrimet qe cenojne, ofendojne nderin, moralin e individit dhe te familjes se tij, nuk do te publikohen.
  3. Denigrimi ose perbuzja e e c’do lideri nga secili komunitet, e aq me teper figurave shteterore ne vendet respektive, nuk do te publikohen.
  4. Injorimi dhe mohimi i punes, vlerave, dhe i kontributeve personale dhe ato  ne grupe, nuk do te publikohen.
  5. Perdhosja, mohimi i historise dhe i prejardhjes se egjiptianeve te lashte ne Ballkan, dhe keq interpretimi me qellim nuk do te publikohen.
  6. Te gjithe keqadashesit qe punojne me qellim te caktuar do t’i nxjerrim ne kete faqe, dhe shkrimet e tyre nuk do t’i publikojme.
 Vini re !  Administratoret kane marre masa per te evidentuar ata qe do te shkruajne me qellim te keq dhe qe perbejne vepra penale, duke nxitur urrejtje, duke ofenduar, duke cenuar ne menyre direkte apo indirekte pjestaret e komunitetit egjiptian, duke i cuar para drejtesise, pasi kemi numrat e seciles kompani interneti dhe te organeve te ligjit ne shtetet respektive. Me respekt  stafi i Unionit dhe Koordinatori i saj .